Një burrë i cili mbante me vete lëndë djegëse është arrestuar në Nju Jork, në Katedralen e Shën Patrikut.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte në duar lëndë djegëse – benzinë, dhe çakmak, thonë policia.

Sipas raporteve të BBC-së, ai kishte hyrë në kishë në mbrëmje, dhe më pas ishte përballur me rojet e katdrales të cilat alarmuan policinë.

Ai u bë i dyshimtë në momentin kur kishte derdhur benzinën në dysheme.

Zëvendës komisari i policisë John Miller vuri në dukje se incidenti “i dyshimtë” ndodhi vetëm pak ditë pasi një zjarr i madh shkrumboi katedralen Notre Dame në Paris.

Zëvendës komisioneri policor megjithatë tha se ishte “shumë herët për të thënë” nëse terrorizmi ishte njëri nga motivet. Katedralja e Shën Patrikut është selia e Kryepeshkopatës Katolike Romake të Nju Jorkut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re