Rreth 24 orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes në Elbasan, Ramis Mici.

 

Mici masakroi me thikë për shkaqe xhelozie, bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

 

Ramis Mici, 37-vjeç dhe Jetlira Elezi po në të njëjtën moshë prej disa vitesh jetonin bashkë.

 

Të dy të ardhur nga martesa të mëparshme dhe me fëmijë.

 

Dy bashkëjetuesit ishin paraqitur në komisariatin e policisë disa ditë më parë pas një konflikti verbal ku 37-vjeçari i kishte thyer aparatin cellular të ndjerës.

 

Sipas policisë, Jetlira Elezi nuk kishte bërë kallëzim ndaj bashkëjetuesit por kishte kërkuar urdhër mbrojtje i cili nuk iu dha deri ditën kur përfundoi e vrarë me thikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re