Skip to content

Arrestohet pas 3 vitesh i dyshuari për vrasjen e Dorian Llukës në Gjirokastër: U vra nga kushëriri i tij për 500 mijë lekë

Rreth tre vjet pas vrasjes së Dorian Llukës në Gjirokastër, policia ka arrestuar të dyshuarin.

Bëhet fjalë për kushëririn e viktimës, Enrik Lluka, i cili u vu sot në pranga nga një aksioni të policisë Gjirokastër dhe forcave Renea.

Lluka u arrestua në banesën e tij në afërsi të Urës së Subashit, në kufirin që ndan Gjirokastrën me Tepelenën.

Në banesë Llukës iu gjet një pistoletë dhe një snajper rus.

Dorian Lluka u vra në mars të vitit 2016.

Sipas dyshimeve, Enrik Lluka u kishte rreth 500 mijë lekë borxh dy kushërinjve të tij, vëllezërve Dorian dhe Bilbil Lluka, dhe pas konfliktit me ta, vrau Dorianin.

Në atë kohë u arrestua Emiljano Vocka, i cili mendohet se i dha pistoletën autorit Enrik Lluka.