Policia e Tiranës ka arrestuar Edmir Durakun, djalin e biznesmenit të njohur Shyqyri Duraku, pasi ai është kapur me një sasi kokaine.
Burime policore nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi arrestimin, ndërsa mësohet se ai është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Tiranës, në dhomën penale për caktimin e masës së sigurisë sipas vna.
Edmir Duraku është djali i biznesmenit Shyqyri Duraku, i cili zotëron pesë kompani kryesisht në sektorin e përpunimit të naftës dhe hoteleri-turizmit. Ai është gjithashtu vëllai i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Gerta Duraku.
