Home SHQIPERIA Arrestohet picieri “manjak”

Arrestohet picieri “manjak”

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 26 vjeçar u arrestua nga policia, pasi përndiqte ne mënyre te vazhdueshme nje 16 vjeçare dhe i kërkonte lidhje intime. Klauden Muçogllava u arrestua nga forcat e komisariat nr 6, pasi shqetësonte të miturën në zonën e ‘Unazës së re’ në kryeqytet.
 
I riu punonte si shpërndarës picash dhe mësohet se shpesh herë i shkonte vajzës në shtëpi me pretekstin për t’i dërguar ushqim. 16-vjeçarja lajmëroi policinë dhe Mucogllava u arrestua, por historia nuk përfundoi me kaq. Në momentin e përballjes me policinë, i riu goditi me grusht një efektiv, ndërsa gjatë kontrollit atij iu gjet edhe një sasi kanabisi.
 
Përveç akuzës së përndjekjes, mbi të riun do të rëndojnë dhe akuzat për kundërshtim të policisë dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë