Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit është arrestuar.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vënë në pranga efektivin.

Mësohet se efektivi i policisë akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”.

Burimet bëjnë të ditur se nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç.

Kjo makinë ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, skaneri ka dhënë dyshime, por efektivi e ka anashkaluar duke lejuar kalimin e mjetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re