Policia gjermane ka njoftuar se ka arrestuar një serb në lidhje me rrëmbimin e miliarderit Wuerth, që ka ndodhur para tri vjetësh.

Policia e qytetit Offenbach, siç përcjell Tanjug, ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetas serb 48 vjeç, ndërsa detaje të tjera pritet të jepen sot gjatë ditës.

50-vjeçari Markus Wuerth i riu, drejtues i kompanisë “Wuerth elektrik” i Reinhold Wuerth, u rrëmbye në vitin 2015, afër Frankfurtit dhe u lirua pa lëndime; aiu gjet një ditë më vonë rreth 100 kilometra në juglindje të vendi ku ishte rrëmbyer, shkruan koha.net.

Autoritetet mendojnë se për shkak të gjurmimeve të shumta policore, Markus u lirua, por shumën e kërkuar disa miliona euro, rrëmbyesit nuk arritën ta marrin dot pasi ajo nuk u dha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re