Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Mediat e Kosovës shkruajnë se kanë kontaktuar me avokatin e këngëtares Fjolla Morina, Fanol Krasniqi i cili ka thënë se këngëtarja është shoqëruar në komisariat pasi ende nuk është shfuqizuar ende rrëzimi i urdhrit të Gjykatës për ekstradimin e Morinës.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume,”– ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Ajo kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Më herët arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOLI.

 

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re