Policia e Fierit jep detaje në lidhje me arrestimin e Shef i Stacionit të Policisë Patos, Flamur Veliu.
 
Sipas policisë bëhet me dije se Flamur Veliu, 60 vjeç, është ndaluar në aksin rrugor Fier – Lushnje në vendin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale.
 
Ndërkaq pas verifikmit me aparat alokool-test nga policia, ka rezultuar se drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re