Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy vajza 17-vjeçare.

“Në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”. Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymëmarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme” –thuhet në reagimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re