Një shqiptar që akuzohet për të paktën 50 vjedhje në Itali është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu me iniciale P.E është autori i grabitjeve në zonën e Trentinos dhe në momentin e arrestimit ka qenë me një tjetër shqiptar. Të dy ata akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur
në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.

Ndërkaq pas verifikimeve u mësua se ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për tentativë vrasje ndaj një polici në vendin tonë dhe se është dënuar për këtë krim me 20 vjet burg.

Në shtettin fqinj 30-vjeçari kërkohej për disa vepra penale si vjedhje, trafik droge dhe posedim të materialeve shpërthyese.

Ndërkaq shoku I tij 28-vjeçari M.I ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re