ITALI- Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në makinë e një shqiptari, i cili banon në Val d’Elsa.

Ai mori vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore dhe po lëvizte me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara. Shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk behët i ditur mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane.

Pas manovrës, policia e ndoqi atë deri në oborrin e një shtëpi. Nga kontrolli në makinë u gjet sasia e kokainës dhe po ashtu bashkë me të, u vu në pranga edhe një italian.

Kontrollet nuk përfunduan këtu. Autoritet gjetën në banesë një laboratorë droge, brenda të cilit kishte lëndë të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës. Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit të cilët do të përballen me akuzën e trafikut të drogës./n.m.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re