Një 46-vjeçar shqiptar po lëvizte i armatosur teksa ishte duke drejtuar makinën e tij në një zonë të Janinës dhe është ndaluar për një kontroll nga policia.

Gjatë kontrolleve të kryera në mjetin që drejtohej nga 46-vjeçari, në sediljen e pasagjerit u gjetën dy thika, një thikë dhe një çakmak në formë revoleje me teh të integruar me grep, të cilat u konfiskuan.

Lexo edhe :Related Posts

I huaji është pyetur se përse i duheshin kaq shumë armë të mprehta, por ai nuk ka dhënë përgjigje bindëse.

Shqiptari 46-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në komisariatin vendor, i cili po kryen hetimet paraprake për përfshirje të mundshme në sulme dhe ndaj tij është ngritur një çështje për armëmbajtje pa leje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re