Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi mbrëmjen e së dielës, pas një ndjekjeje të gjatë nga policia.

E gjitha nisi kur efektivët u sinjalizuan dy personave që udhëtonin me motoçikletë të ndalonin pasi kishin konstatuar, pasi kontrolluan targën, se mjeti ishte vjedhur pak kohë më parë.

Drejtuesi i motoçikletës, megjithatë, nuk është ndalur në sinjalin e policëve, por përkundrazi filloi të lëvizte më shpejt.

Në një rrugicë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e motoçikletës, duke u rrëzuar në rrugë. Policia arrestoi 19-vjeçarin shqiptar i cili ishte pasagjer ndërsa bashkëpunëtori i tij u arratis dhe është në kërkim. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re