Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike.

Uniformat blu kanë prangosur 29-vjeçarin, Olsi Mici, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Benz” iu sekuestruan 25 doza kanabis gati për shitje.

Njoftimi i plotë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 29-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 29 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re