Një tjetër anëtar i fisit Çapja në Elbasan ka përfunduar në prangat e policisë.
 
I arrestuar është Besnik Çapja, i akuzuar dhe dënuar në Itali, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës.
 
40-vjecari u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në një pikë loto sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan.
 
Për policinë, Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë, Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, e falë tyre ai kishte arritur t’i shpëtonte deri dje uniformave blu.
 
40-vjecari  u shoqërua i prangosur ne komisariat ku është marrë në pyetje nga agjentët.
 
Sipas policisë, Besnik Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më datë 28 shtator 2017 nga Interpol Roma, pasi në qershor të këtij viti autoritetet Gjyqësore në Torino, e dënuan atë me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrje në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ndërkohë pritet që 40-vjecari të ekstradohet drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re