I vetëquajturi “Princ Valentino Corleone” është arrestuar nga policia e Kosovës pasi është denoncuar nga prindërit e tij.
“Princi” nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Valdrin, u bë i njohur për publikun shqiptar disa vite më parë, për shkak të jetës luksoze dhe të shthurur që ai bënte.

Por nuk dihet se çfarë nuk ka shkuar mirë me prindërit e tij, të cilët disa vite më parë thuhej se bënin edhe ata një jetë luksoze dhe ruheshin nga roje private.

Prindërit R.S. dhe H.S., e kanë denoncuar atë në polici për ngacmim dhe kanosje. Pas kësaj,policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv. Ai ka nisur të kërcënojë edhe policët, shkruan Express.

Për këtë arsye 35-vjeçari është dërguar fillimisht në psikiatri dhe pasi është qetësuar është lënë në paraburgim. Fillimisht thuhet se ai do të qëndrojë aty për 48 orë.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

I vetëshpalluri princ habiti publikun disa vite më parë kur tha se kishte blerë një vend në Mars dhe ishte komshi me emra të njohur botërorë si Kim Jong Un.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re