Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

 

Adoleshenti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore. Ai humbi jetën gjatë orëve të vona të natës, ndërsa Bollano u arrestua nga policia.

 

66-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të mërkurës në afërsi të fushës së sportit në Llogara. 17-vjeçari, Elio Hamiti ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij por u përplas nga makina tip “Benz” që drejtohej nga ish kryetari i Omonias, Vasil Bollano.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re