Skip to content

Arrestohet vrasësi i Denis Kasës

Policia e Kakavijës arrestoi këtë të martë 28-vjeçarin Ermal Binjaku i akuzuar për vrasjen e Denis Kasaj në janar të 2016. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mbrostar të Fierit dhe prej asaj kohe 28 vjecari ishte i shpallur në kërkim.
 
Sipas policisë kufitare të Kakavijës, Binjaku ka tentuar të hyjë në Shqipëri rreth mesnatës duke paraqitur gjeneralitete të tjera.
 
Pas kontrollit në sistemin Tims, u zbulua se binjaku ishte shpallur në kërkim. Më 18 janar të 2016 ishte lëshuar urdhër ndalimi për 28 vjecarin.