Një 44-vjeçar është arrestuar të martën si autor i dyshuar i vrasjes së prostitutës shqiptare mesnatën e së shtunës dhe një të riu transgjinor, mbrëmjen e së hënës në Sarzana, Lihuria.

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare dhe të riut mendohet se lidhje me një rrjet prostitucioni.

I arrestuari është pronari i një makinë që u gjet qindra metra larg trupit të transgjinorit të vrarë.

Brenda makinës “Ford Fiesta” ngjyrë gri, e cila nuk kishte targa, policia gjeti të paktën dy gëzhoja pistolete dhe gjurmë gjaku në tapet. Policia arriti tek pronari i makinës përmes numrit të shasisë.

I arrestuari mësohet se ishte me profesion artizan.

Në trupat e dy viktimave janë konstatuar shenja dhune. Sipas hetuesve, motivi i krimeve lidhet me botën e prostitucionit.

Trupat e pajetë të transgjinorit dhe shqiptares u gjetën në vende jo shumë larg njëri-tjetrit.

Nuk dihet ende roli i 44-vjeçarit në dy vrasjet, nëse kreu krimet për shkak se është vrasës serial apo ndoshta për t’i mbyllur gojën viktimës së dytë, të riut transeksual pasi ky i fundit mund ta ketë parë duke masakruar Nevila Pjetrin.

Policia po heton pistat për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re