Ky është Fatjon Karmeshtna 35 vjecari i cili dyshohet se mbyti për vdekje bashkëshorten e Sadetin Sulës në mobilierinë ku punonin në Shkodër.
 
I riu u arrestua një ditë më parë ndërsa prokurori i çështjes Henrik Ligori, mësohet se ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së arrestit me burg në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
 
Pas gati dy vitesh nga vrasja e Suela Sulës, Prokuroria arriti të identifikojë Karmeshtnën nëpërmjet profilit të tij gjenetik.
 
Në kërkesën e prokurorisë drejtuar gjykatës, theksohet se ish-bashkëshorti i saj edhe ky i arrestuar kishte komunikime të vazhdueshme me 35 vjecarin të cilit i fliste për problemet e tij bashkëshortore dhe xhelozinë që kishte për gruan.
 
Pikërisht në këtë moment mësohet se Sula i kishte kërkuar Karmeshtnës vrasjen e saj.
 
Suela Sula u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë dy vite më parë, ndërsa sipas hetuesve, ajo kishte luftuar deri ne frymën e fundit.
 
Për këtë Prokuroria mori profilin gjenetik të vrasësit në një shishe uji që kishte përdorur në vendngjarje, por edhe mbetje në thonjtë e viktimës.
 
Pas krahasimit të analizave, rezultoi se ato përputheshin plotësisht.
 
Fatjon Karmeshtna do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me ish-bashkëshortin e të ndjerës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re