Arrestohet në Rimini një nga autorët e dyshuar të masakrës së Velipojës, ku mbetën të vdekur 4 persona pas konfliktit për shezlongët.

 

Ai është 19 vjeçari, Elmilind Dyli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Dyli fshihej në zonën e Riminit në Itali dhe jetonte atje së bashku me anëtarë të tjerë të familjes. Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.

 

Në masakrën e Velipojës u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë pas një konfikti për menaxhimin e hapësirës bregdetare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re