Subscribe

Autoriteti për hapjen e dosjeve do të ketë të drejtë të verifikojë edhe njëherë lidhjet e politikanëve me ish-sigurimin e shtetit, pavarësisht se për këtë çështje ata janë kontrolluar në vitet 90.

 

Partia Socialiste dhe deputetët demokratë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë bashkuar votat në komisionin e ligjeve për të hequr çdo pengesë në punën e autoritetit për hapjen e dosjeve.

Por kundër kësaj nisme ligjore është pozicionuar PD dhe Partia e Lirisë.

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I PD

 

“Duhet lustracion”

 

ERISA XHIXHO

DEPUTETE, PARTIA E LIRISE

“Është ligj për të goditur kundërshtarin politik”.

 

Nga ana tjetër mazhoranca për herë të parë pranoi një nismë të grupit Alibeaj, duke miratuar kërkesën e tij për të deklasifikuar të gjitha dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

 

Debati për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit u rikthye në skenën politike në 26 korrik kur autoriteti për hapjen e dosjeve gjeti të dhëna se ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit. Në një letër drejtuar Kuvendit, Autoriteti shprehu shqetësimin se nuk mund të kryejë verifikimin e plote për Ilir Metën, pasi ligji ia ndalon atij të kontrolloje politikanët që e kanë marrë një certifikatë pastërtie në vitet 90 nga komisionet e njohura me emrat e kryetarëve të tyre, Mezini e Bezhani siç është rasti i ish-kreut të shtetit.

 

Vetë Ilir Meta hodhi poshtë gjetjet e Autoritetit për hapjen e dosjeve si sulm politik ndaj tij duke i paditur të gjithë anëtarët në prokurori. Por me miratimin në seancë plenare të këtij ndryshimi ligjor autoriteti për hapjen e dosjeve ka të gjithë hapësirën ligjore për t’i shkuar deri në fund verifikimit të së kaluarës së Ilir Metës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re