Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtuesi i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me emrin e ri të vendit.

Sipas mediave maqedonase lajmi është konfirmuar nga deputeti i LSDM-së, Konstandin Konstandinov. Megjithatë, ai nuk ka shpalosur detaje nga marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit.

“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se me Bilall Kasamin është marrëveshje dhe pritet që detajet të publikohen në deklaratën e përbashkët që do të lëshohet pas pak”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re