Sonte në 19:30, katër negociatorët politik do të ulen përballë njëri-tjetrit në ambientet e Pallatin të Kongreseve për të diskutuar për finalizimin e Reformës Zgjedhore.
Mbledhja e këshillit polik vjen pas negocimit ndërkombëtar që mazhoranca dhe opozita të firmosin një marrëveshje për Reformën zgjedhore. Mësohet se mbledhja është kërkuar nga OSBE dhe ka gjetur konsensusin e palëve.
Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD-së ka lëvizje.
“Topi” siç ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.
I mandatuari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili po zhvillon në këto momente një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
