Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës deklarojnë se do të jenë sëbashku në takimin e radhës me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini.

 

Përmes një deklarate për shtyp nga zyra e kryeministrit, mësohet se në takimin e 8 korrikut, ata do ti konfirmojnë Mogherinit përkushtimin e institucioneve të Kosovës për dialog me Serbinë.

 

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re