Nismës së opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës, në mbështetje të nismëtarit Myslim Murrizi i janë bashkuar katër deputetë, të cilët janë Lefter Koka, Rreme Lala, Andi Përmeti dhe Elena Xhina. Pas tërheqjes së Artur Roshit dhe Besnik Troplinit ditën e djeshme, numri i deputetëve pro listave të hapura shkoi në 27.
Por me shtimin e 4 deputetëve sot, shkon në 31 numri i firmave për listat e hapura. Duhen 28 firma për të marrë në shqyrtim një kërkesë ku kërkohen ndryshime në kushtetutë, gjë e cila duket se është arritur.
Në mënyrë surprizë gjatë ditës së djeshme qendrimin pro listave të hapura e pari dhe socialisti Adnor Shameti, duke shtuar zërat se kjo është një lëvizje nën rrogoz e Ramës, për të bllokuar Reformën Zgjedhore, dhe për të goditur koalicionin PS-LSI.(A./Faxweb.al)
/faxweb
