Numri i viktima nga aksidenti në Itali raportohet të ketë arritur të paktën 21, ndërsa të plagosur raportohet të jenë 12 udhëtarë. Shifrat e raportuara nga mediat vendase pasqyrojnë bilancin tragjik të aksidentimit të një autobusi mbrëmjen e kësaj të marte, i cili përfundoi në mbikalim dhe më pas ka përfunduar në kabllot e energjisë elektrike duke marrë flakë.

 

Nuk dihet ende saktësisht nëse udhëtarët ishin turistë apo qytetarë që ktheheshin nga puna. Ndërkohë po punohet për nxjerrjen e trupave të të zhdukurve.

 

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

 

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe në emër të qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, shprehet Giorgia Meloni . 

 

Ndërkohë shifrat konfirmohet edhe nga kryebashkiaku, Luigi Brugnaro, i cili nënvizon se bëhej fjalë për udhëtarë që ktheheshin nga puna në shtëpi.

 

 “Të paktën njëzet të vdekur, një tragjedi e madhe. Autobusi i përfshirë në aksident po shkonte nga Venecia në Marghera, plot me njerëz që ktheheshin nga puna në shtëpi. Automjeti ka dalë plotësisht nga rruga dhe ka fluturuar nga ura. Ishte autobus, ishte autostradë. Jemi në zi, jam përpjekur t’ju ​​jap informacionin që kam”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re