Ka arritur në 220 numri i avionëve me ndihma që Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar në Türkiye dhe Siri për të prekurit nga tërmeti më 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e Ministrisë së Mbrojtjes së EBA-së në Twitter është dhënë informacion lidhur me operacionin “Yiğit Süvari 2” i cili filloi me udhëzimin e dhënë më 7 shkurt nga presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për të mbështetur të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri.

Më tej në deklaratë thuhet se operacioni “Yiğit Süvari 2” vazhdon dhe se në Türkiye dhe Siri janë dërguar me 220 avionë 7.109 tonë ndihma humanitare.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re