Numri i jetëve të humbura në vendin tonë ka shkuar në 83, pas dy rasteve të tjera të raportuara ditën e sotme nga Instituti i Shëndetit Publik.

Më shumë se gjysma e jetëve të humbura janë në Tiranë, 46 në total, ndjekur nga Durrësi me 13 vīktima dhe Shkodra me 12.

Vlora dhe Elbasani kanë regjistruar nga dy jetë të humbura, ndërsa nga një rast ka pasur në Kukës, Lezhë dhe Berat.

Jetët e humbura sipas qarqeve:

Qarku Tiranë- 46 jetë të humbura
Durrës – 13 jetë të humbura
Shkodër – 12 jetë të humbura
Fier – 5 jetë të humbura
Vlorë – 2 jetë të humbura
Elbasan – 2 jetë të humbura
Kukës – 1 jetë të humbur
Lezhë – 1 jetë të humbur
Berat – 1 jetë të humbur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re