Ka arritur në rreth 1.500 numri i personelit që janë dërguar ose që do të dërgohen për ndihmë nga vendet e Evropës në rajonet e tërmetit në Türkiye.

Komisioni Evropian (KE) ka përditësuar informacionin lidhur me ekipet që janë dërguar në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (BE) për tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë me epiqendër në rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş dhe të cilët kanë prekur 10 qytete të vendit.

Sipas kësaj, 20 vende të BE-së kaluan në veprim për të dërguar 29 ekipe të kërkim-shpëtimit dhe 5 ekipe mjekësore deri më tani. Bëhet e ditur se këto ekipe përbëhen nga gjithsej 1.485 persona dhe 100 qen të kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë rikujtohet se një pjesë e ekipeve kanë mbërritur në Türkiye dhe se kanë filluar punimet në zonat e tërmetit.

Gjithashtu përveç ekipeve mjekësore dhe të kërkim-shpëtimit, BE-ja do të dërgojë materiale të tilla si tenda, batanije dhe ngrohës. Për dërgimin e këtyre materialeve thuhet se Gjermania, Lituania dhe Sllovenia po zhvillojnë punime.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re