”SHBA, aleati më i afërt dhe më i rëndësishëm i Izraelit, mbështet plotësisht të drejtën e vendit për të mbrojtur veten kundër sulmeve pa dallim të raketave nga Hamas dhe grupe të tjera terroriste me bazë në Gaza që kanë marrë jetën e viktimave të pafajshme“.- tha Biden.

Sipas BBC, ai gjithashtu vlerësoi Presidentin e Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi për ndërmjetësimin e armëpushimit, përpara se të kthehej në koston njerëzore të konfliktit.

“Unë u dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta të gjitha familjeve, Izraelite dhe Palestineze, të cilët kanë humbur të dashurit dhe shpresën time për një shërim të plotë për të plagosurit,”- tha ai.

Presidenti tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të punuar me Kombet e Bashkuara në sigurimin e ndihmës humanitare në Gaza dhe në përpjekjet e rindërtimit në enklavë. Ai shtoi se kjo do të bëhej në partneritet të plotë me Autoritetin Palestinez, jo me Hamasin.

Presidenti i Egjiptit tha se ai kishte marrë një telefonatë nga Biden me “lumturi të plotë”, duke shtuar se ata “shkëmbyen vizione rreth arritjes së një formule që do të qetësonte konfliktin aktual midis Izraelit dhe Gazës”.

Një armëpushim hyri në fuqi në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të së Premtes pasi Egjipti ndërmjetësoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të ndaluar 11 ditë konflikt. Grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik konfirmuan më pas armëpushimin në një deklaratë, duke thënë se ajo do të hynte në fuqi në 2:00 të mëngjesit të së Premtes (23:00 GMT të Enjten). Të paktën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë në bombardimet izraelite. Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re