Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi u shpreh se arritja e marrëveshjes me opozitën për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore është frymë e mirë për vazhdimin e një jete parlamentare normale.

“Lamë një grup të përbashkët me përfaqësues të të dy palëve që të merren me rregullimin e objektit për ta sjellë atë sipas kërkesave tashmë të bëra nga ligji dhe ndryshimet e ligjit që kemi bërë komisioneve hetimore.

Padiskutim mendoj se ishte një frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një jete parlamentare normale. Por është zgjedhja e tyre, zgjodhën të iknin nga organet e parlamentit dhe të bëjnë atë aksion që tashmë janë të bindur se nuk i çon gjëkundi dhe të hymë në një jetë normale parlamentare”, tha ai pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re