Fjala e përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknuri pasi u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore:
“Në fakt sot u arrit një marrëveshje e mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për pikat që ndanin palët. Pavarësisht se rekomandimi ishte që administrate zgjedhore të ishte e depolitizuar dhe Qëllimi PS ishte që rekomandimin e ODHIRIT ta çonte para, fatkeqësisht opozita nuk ishte gati por ajo cka fituam është që kemi rregulla të pranuara nga gjithësecili edhe me këtë administratë që kemi në fuqi. Ajo cka u pranua nga palët është që administrate aktuale, me kërkesë të PD do të vazhdojë të funksionojë edhe për zgjedhjet 2021.
Për ne është e rëndësishme që PD hoqi dorë nga kërkesa absurde si qeveri teknike apo tranzitore. e rëndësishme është që ne të pranojmë dhe zbatojmë këtë sistem dhe zgjedhjet e tjera që depolitizimi të fillojë dhe shtrihet gradualisht.
Nga ana tjetër do bëjmë çmos që identifikimi që i intereson të gjithëve të shtrihet në të gjithë qendrat. Administrate zgjedhore, edhe kështu sic ka qenë, ka funksionuar sic duhet.”
