Autoriteti Rrugor Shqiptar me në krye Evis Berberin do të shpenzojë plot 850 milionë lekë me TVSH për të bërë rregullime në 6 kryqëzime që cilësohen pika të zeza në rrugët kombëtare.

Rregullimi i këtyre pikave konsiston në mbylljen e degëzimeve që shfaqin rrezik, spostimin apo shtimin e disa metrave asfalt, në mënyrë që të ndryshohet rrezja e kthesës, ndërhyrje që sipas ARRSH-së kushton jo pak, por 850 milionë lekë me TVSH.

Fituesi i këtij tenderi, me fond limit 829 milionë lekë është shpallur bashkimi i aksionerëve “ALMO KONSTRUKSION & DELTAREX”, edhe pse dy kompani të tjera kanë ofruar t’i bëjnë më lirë punimet.

Konkretisht, operatorët “Rroku GUEST” dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” kanë ofruar respektivisht 619 milionë lekë pa TVSH dhe 658 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kompania fituese i ofron shërbimet e saj për plot 703 milionë lekë pa TVSH, ose 850 milionë lekë me TVSH.

Sipas ARRSH-së, së Evis Berberit, dy kompanitë e mësipërme nuk janë kualifikuar për shkak, se njëra nuk ka drejtues teknik, ndërsa tjetra sepse ka huazuar më shumë se 50% të stafit të saj nga një kompani tjetër, duke ngritur dyshimet për kontratë të paracaktuar.

I mbetet KLSH-së të evidentojë shkeljet si dhe të njoftojë insitucionet e tjera për marrjen e masave, ndërsa kjo është hera e disatë që ARRSH e Evis Berberit përfshihet në kontrata të dyshimta qindra milionë euroshe./Marre nga BW

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re