TIRANË – Zona veriore ka pasur më shumë probleme në rrugë për shkak të motit të keq. Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një intervistë për ABC News thekson se tashmë situata po shkon drejt stabilizimit dhe ndërhyrja është bërë në kohë duke mos bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas kreut të ARRSH në lartësitë mbi 800 metra ka prezencë bore, ndërkohë që qarkullimi është problematik në Qafë Thore për shkak të rënies së orteqeve.

Në Shkodër ku u regjistruan reshje intensive shiu që prej disa ditësh ,ka prezence uji duke vështirësuar qarkullimin.

Në qarkun e Gjirokastrës rrugët kanë qenë të hapura ndërsa ka pasur vetëm disa problematika si pasojë e rënies së gurëve.

Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat me prezencë bore dhe ngrice.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re