ARRSG ka dhënë informacion në lidhje me situatën në të gjithë vendin sa I takon problemeve që ka sjell sasia e madhe e reshjeve te rënda në harkun kohor të 12 orëve apo edhe kalueshmerinë e akseve rrugore.
Situata paraqitet si vijon:
Në Rajonin Verior ka pasur reshje në të gjithë territorin, po pa shkaktuar probleme në qarkullim.Edhe tek Rajoni Qendror ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës.Në segmentet e zonës së Dajtit nga reshjet ka rënie gurësh e dherash është punuar për pastrimin e tyre.Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim (te nënkalimi i City Park). Tani situata është e normalizuar. Grupet e punës janë përqendruar në Bubq – Ishem.Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës.Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës.Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht.
Sa i takon Rajonit Jugor, ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës.Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal.Aktualisht në Rajonin Jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal.Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.ARRSH i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore.
