ARRSH apel shoferëve: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë

aaaa.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

Ky apel bëhet për të gjithë përdoruesit në akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, në të kundër nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.

 

“Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore🌨i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore. Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugor” apelon ARRSH.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë