ARRSH njofton se gjatë ditës së sotme të gjitha akset kombëtare në vend janë të kalueshme, ndërsa në disa rrugë dytësore ka pasur rëshqitje dherash.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë pastruar rrugët në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet ende, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizore.

“Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizore.

Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re