Ashtu siç ishte lajmëruar ditë më parë nga Autoriteti Rrrugor Shqiptar, ka filluar të zbatojë vendimin për mbylljen e akseve të rrezikshme në vend të cilat shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.

Në të gjithë vendin janë rreth 1300 subjekte të cilët përdorin hyrje-dalje në akset e rëndësishme të vendit, por vetëm 70 prej tyre janë të pajisur me leje.

Në total janë 4 akse ku pritet të vendosen barriera bllokuese, konkretisht në akset: Tiranë-Durrës, Rrogozhinë-Lushnjë, Burrel-Peshkopi dhe Shkodër-Han i Hotit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re