ARRSH inspekton situaten ne akset nacionale ku është vënë re një problematikë më e madhe sa i takon dëborës dhe pranisë së akullit.

 

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro nga Qafe Thana ku ishte së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako, i bëri apel drejtuesve të mjeteve që të respektojne kodin rrugor.

 

Shoferët të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhireë Të shmangin lëvizjet në oret  e para të mengjesit dhe mbremjes. Situata do jete e veshtire, rreshjet e bores do vazhdojne edhe ne oret e mbremjes. Kemi të bëjmë me një situata jo të zakonshme dimri. Në Korçe, aksi nga Qafë Thana deri ne Kapshticë kalohet pa zinxhirë. Në mbrëmje do kete ngrica dhe drejtuesit e mjeteve duhet te kene kujdes. Firmat duhet të zbatojne kontratën dhe ato qe nuk hapin rruget do kene penalitete.

 

Afrim Qëndro përmendi si ndër me problematiket rrugët Gjirokastër-Kakavijë dhe Elbasan-Qaf Thanë por pa lënë mënjanë edhe rrugën që të cojnë drejtg Bulqizës.

 

Drejtori i pergjithshem i emergjencave civile Haki Cako u shpreh se jemi ne situate te veshtire  por jo ne situate emergjente.

 

Po vleresojme situatën hap pas hapi. Më e veshtire gjendja paraqitet në zonat e thella malore. Po mbajmë kontakte me të gjithe prefektet dhe jemi në gatishmeri për të përballuar cdo të papritur të motit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re