Pas caktimit të finales së Ligës së Kampioneve mes dy skuadrave angleze të Liverpul dhe Totenham edhe ajo e Europa Ligës do të jetë sërish angleze. Arsenal dhe Çelsi do të diskutojnë mes tyre kupën e vogël europiane pasi kaluan kundërshtarët e tyre të Valencias dhe Entraktit të Frankfurtit. Për Arsenalin ishte shumë më e thjeshtë pasi kishin fituar sfidën e parë në Londër ia dalin të fitojnë edhe në “Mestaja’’ ndaj Valencia. Janë spanjollët që shënojnë të parët me Gameiron por Obamejang me golin e tij e mbyll në barazim pjesën e parë. Fraskioni i dytë nis me një tjetër gol të Arsenalit këtë herë me francezin Lakazet por sërish Gameiro mban shpresat gjallë për Valencian. Në fund është Obamejang që shënon dy herë duke vulosur kualifikimin dhe tripletën personale të tij.

Shumë më e komplikuar sfida në Londër mes Çelsit dhe Frankfurtit. Ihste goli i Loftus Çek që e mendoj të thjeshtë kualifikimin e bluve. Por me nisjen e fraksionit të dytë është i pëhershmi Joviç që shënon për gjermanët. Pavarsisht tentativave nga të dy skuadrat ky rezultat nuk ndryshon jo vetëm në fund të 90’ minutëshit por edhe në të dy kohët shtesë. E gjitha u vendos nga penalltitë me Çelsin që fiton 4-3 fallë dy penalltive të pritura nga Kepa dhe gjuajtjes së fundit shënuar nga Hazard. Kështu Premier Liga angleze mbizotëron Evropën pasi që në këtë moment i ka siguruar të tre kupat evropiane dhe sigurisht do të jetë një skuadër angleze që do të përfaqësoj Evropën në Kupën e Botës për klube dhe kjo ndodh për herë të parë në Evropë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re