Një 34-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi në një banesë të pabanuar në pronësi të tij janë gjetur armë dhe municione.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.12.2023, për gjetjen e disa granatave dhe të një sasie municioni luftarak, në një banesë në fshatin Çekrezë, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Sh. Ç., 51 vjeç, pasi në banesën në pronësi të tij, e cila është e pabanuar prej disa vitesh, janë gjetur 94 granata dore, 880 fishekë, 20 ndezës granatash dhe 11 karikatorë automatiku. Nga specialistët e Batalionit të Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes janë asgjësuar lëndët plasëse, ndërsa pjesa tjetër e municionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re