Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

 

Fatjon Murati ishte nën hetim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të cilën Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar duke e akuzuar vetëm për “moskallëzim krimi”.

 

Fatjon Murati u përfshi në këtë çështje pas një operacioni policor në Tiranë, ku u zbuluar një bazë me arsenal armësh.

 

Nga ana tjetër, emri i Fatjon Muratit u vë sërish në qendër të vëmendjes pas atentatit që u bë në lokalin e tij në “Don Bosko”,  mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.

 

Gjtihashtu, Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re