Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi komisariati nr 4 në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.
Reth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm
92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.
Pjesë armësh automatike.
1 tytë mitralozi.
2 pajisje optike për armët
U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin anglez,e 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.
Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.
Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.