Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti, për të folur për arsimin dhe problemet që e shoqërojnë atë.

Sipas tij arsimi ka marrë tatëpjetën dhe nuk po kthehet më.

Po ashtu Mehmeti shtoi se mësuesit janë nën presion dhe me paga mizerabël.

Mehmeti: Jemi në një situatë që përsërit cdo ditë, krizën e tij, ka marrë tatëpjetën dhe nuk po kthehet më. Më e fundit është masa për të hequr lekët në infrastrukturë.

Ne kemi probleme që janë të parrokura nga mendja e njeriut, shkolla pa tualete, pa ngrohje, pa infrastrukturë, hapen dhe mbyllen kur të duan.

Kemi me paga mizerabël mësuesit, pastaj edhe presioni. Të mos harrojmë që kemi një çpopullim katastrofik.

Ne nuk kemi kapacitete, nuk kemi laborator në mësimdhënie. Duhet një studim, nuk bëhen në ajër.

Situata politike ndonjëherë mbivendoset për këto cështje. Ne kemi pasur edhe mësues problematik, të dënuar, që kanë ngacmuar seksualisht dhe është rikthyer sërish në shkollë.

Çfarë do bëhet me këta mësues që kanë problem, si do rehabilitohen? A është konsultuar me sindikatat?  Na garanton nje proces të drejtë dhe transparent?

Nuk është sekret të rendisësh përse po e bën atë test. 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re