Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar në studion e Panorama TV, ndër të tjera foli edhe për aksionin opozitar, rrëzimin e amandamentit në PE për hapjen e kapitujve për Shqipërinë, situatën e arsimit si dhe ndryshimet e fundit në qeveri.

Aksioni opozitar

Xhixho tha se të gjithë deputetët opozitarë kanë rënë në një mëndje për aksionin opozitar dhe përshkallëzimin e tij, për shkak të situatës që ndodhet opozita, pasi sipas saj asnjë nuk do ta shohë atë shfaqje

 

“Ne jemi shumë të bashkuar në qëndrimet tona. Kemi rënë në një mëndje për këtë aksion opozitar, kjo nuk vjen pa shkak. Askush nga ne nuk e do këtë  shfaqje.

Në këtë situatë kur ty të është bllokuar çdo e drejtë, në këtë situatë opozita u ndje e detyruar të përshkallëzojë aksionin e saj brenda parlamentin, për të dëgjuar që janë disa te drejta kushtetuese që duhen jo vetëm për opozitën.

Ne jemi duke bërë detyrën tonë për të pasur një mekanizim llogaridhënie.

Sa i takon deputetëve që u futën online, janë mbledhje ilegjitimi, sepse online ata mund të thirren në disa kushte të tjera.

Parlamentit duhet t’i kthehet dinjitetit dhe ta kuptojë edhe mazhoranca që aty janë për të dhënë llogari.

Ai parlament tani është kthyer në një  degë te ekzekutivit,” tha nënkryetarja e PL.

Rrëzimi i amandamentit për hapjen e kapitujve

Në lidhje me rrëzimin e amandamentit të Partia Socialiste për nisjen e hapjeve të kapitujve, Xhixho tha se ky nuk është një lajm i mirë dhe se mazhoranca duhet të reflektojë.

“Nuk është lajm i mirë, fakti që ne nuk hapim kapitujt me BE. Ne duam që ata të hapen sa më parë, sepse kjo është në të mirë të qytetarëve. Por a është Shqipëria gati? Jo nuk është gati.

Opozita ka qenë e gatshme për të cuar përpara  procesin e integrimit. Ne mendojnë që mazhoranca te reflektojë një orë e më parë” shto ajo.

Arsimi

Sipas Xhixhos arsimi është në një kolaps total dhe duhet me patjetër ndërhyrje të forta për ta shpëtuar.

“Arsimi në fakt, mendoj që ka qenë një nga sektorët që është dëmtuar më shumë këto vitet e fundit dhe këtë e thotë raporti i Pizës.

Fondet për arsimin janë ulur në mënyrë drastike nga viti në vit.

Rrezikojmë që në të ardhmen mos të kemi më mësues. Në 10 vite kanë ikur 54 mijë studente, degët po mbyllen, është një urgjence kombëtar, do duhet të ketë një plan.

Të shpenzohen minimuni 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto për Arsimin dhe të ketë një rritje të pagave të mësuesve.

Pse nuk shkojnë studentët ne degët e mësuesi, sepse nuk ka paga të mira.

Arsimi profesional të kalojë në varësi të minsitrisë së Arsimit, sepse absurde të jetë në varësi të ministrisë së ekonomisë.

Problem i madh është edhe kurrikula. Një përqindje e madhe e nxënësve janë analfabet funksional.

Është në një kolaps total” theksoi Xhixho,

Berisha

Në lidhje me situatën e Berishës Xhixho tha: “Unë mendoj  që së pari ne jemi një nga ata forca që kemi mbështetur  reformën në drejtësi, sepse vërtet kemi besuar që kriza në të cilën ndodhej drejtësia duhet te reformohej , por mënyra se si është reformuar ha debat.

Kemi parasysh që ai ka kërkuar një proces të rregullt duke respektuar Kushtetutën.

Në momentin që nuk bëhet ndaj Berishës, imagjinoni çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të tjerë” .

Ndryshimet në qeveri

Në fund, nënkryetarja e PL, foli edhe për ndryshimet në qeveri, të cilat i cilësoi si arnime dhe lëvizje për të kamufluar krizën.

“Arnime mund t’i quaj. Së pari të shkrish ministrisë së Kulturës është një lajm i keq për vendi dhe nga ana tjetër, ngritja e një ministrie anti-korrupsion është më shumë për t’i treguar ndërkombëtarëve që e ka prioritet, por në fakt aferat e  kësaj qeverie  nuk mund të fshihen. Janë lëvizje për të kamufluar krizën” përfundoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re