Deputeti i PD-së Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për sistemin arsimor në Shqipëri.

Duke folur për vendimin e Ministrisë së Arsimit, “3 ditët e pushim” për shkak të motit të ftohtë, Boçi tha se asnjë shkollë në të gjithë Republikën e Shqipërisë nuk ka sisteme ngrohje por gjithçka bëhet në kushte primitive.

Boçi tha se arsimi në Shqipëri ka dështuar pasi sipas tij pushteti lokal dhe qeveria ka harruar nxënësit.

“Ministria e Arsimit ka të njëjtën reagim , duhet të ishin marrë masat por mungojnë tërësisht. Mënyra si menaxhohet mësimdhënia. Shkollat publike 3 ditët i bënë pushim me kërkesën e Ministrisë që orët të plotësohen në vijim , ndërsa shkollat provate e kanë zhvilluar mësimin online. Megjithëse është trumbetuar për mësimin online por këtu nuk funksionon. 3 deitë ishin alarm fals, dhe ndalimi i mësimit duhet të ishte selektiv në Shqipëri të mesme mësimi duhet të zhvilloheshe normal por këtu as në një shkollë nuk ka sistem ngrohje.

Asnjë shkollë nuk ka sistem ngrohje në mënyrë teknologjike është një ëndërr, vetëm ngrohje me soba ose me kaloriferë të blerë nga prindërti e nxënësve. Ndërsa pushteti lokal që ka përgjegjësinë dhe qeveria nuk bën asgjë, ndërsa në Ministrinë e Arsimit i kanë sistemet e kaldajës nga më të mirat që mund të rrish me kanatiere. Sikur 100 shkolla të ishin ndërtuar në vit nga e para me sisteme ngrohje ne sot do të kishim mi 900 shkolla. Cdo vit në tiranë premtoheshin 17 shkolla dhe cdo vit nga 17 shkolla bënin premtime dhe asnjë nuk ndërtonin”, tha Boçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re