Subscribe

Arsimi Profesional, mbetet një nga mundësitë më të mira për punësimin e të rinjve, por veçanërisht në profilet e shërbimeve, siç është Hoteleri-Turizmi.

 

“Në Shkodër kemi një pol shumë të rëndësishëm të arsimit professional, kemi të paktën 13 shkolla publike dhe 1 shkollë private dhe realisht ka shumë më tepër nevojë nga sa ka sot. Prandaj, unë mendoj që investimet duhet të vazhdojnë, por ajo që duhet më shumë është që ju vetë të keni më shumë hapësira për praktika pune, në industry dhe për ata që mësojnë në Hoteleri-Turizëm besoj që janë në vitin e dytë dhe të tretë, i lejon mosha për tu punësuar pranë një biznesi gjatë sezonit të verës, ku ka kërkesa pa fund.

 

Punësimi sipas ministrit mund të bëhet edhe jashtë kufijve.

 

“Dhe realisht kemi kërkesa jo vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por kemi kërkesa të vazhdueshme edhe nga rajoni, që duan të kenë djem dhe vajza për ti punësuar, qoftë në Malin e Zi, qoftë në Kroaci”.

 

Qeveria shqiptare ka nënshkruar se fundmi edhe nje marrëveshje me qeverine italiane, me ane te se ciles do te punësohen nje numer i madh te rinjsh gjate sezonit veror, ne hoteleri-turizem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re