Për shkak të pullës postare që u prezantua pak ditë më parë në Ukrainë, të hënën në Kiev pati radhë të gjata të qytetarëve që prisnin të blinin një kopje, raporton AA.

Një numër i madh ukrainash pritën me orë të tëra përpara ndërtesës qendrore të postës në Kiev për të gjetur kopjet e pullës së paraqitur javën e kaluar nga presidenti Zelensky, duke thënë se ajo ishte “një simbol i qëndrueshmërisë së mbrojtësve ukrainas”.

Pulla tregon një ushtar kufitar ukrainas që shikon anijen luftarake ruse “Moscow”, të fundosur së fundmi në Detin e Zi.

Në mars, Posta e Ukrainës nisi një konkurs për ilustrimin e pullave, dhe mes më shumë se 500 kopjeve, fitues doli stilisti nga Lviv, Boris Groh.

Pulla postare u lëshua për nder të ushtarëve që sfiduan thirrjet e forcave ruse për t’u dorëzuar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re